(FOTO: Paolo Gentiloni- i emëruar për formimin e qeverisë në Itali)

Presidenti i Republikës i ka kërkuar ministrit të jashtëm të Italisë, Paolo Gentiloni, që të formojë qeverinë e re pas dështimit të referendumit kushtetues dhe dorëheqjes së kryeministrit Matteo Ranzi.

Presidenti Sergio Mattarella ishte në kërkim të një personaliteti nga qendra e majtë e Matteo Renzi për të zëvendësuar kryeministrin që dha dorëheqjen javën e e kaluar.

Zoti Gentiloni, 62 vjeç, është një nga besnikët e Partisë Demokratike të Matteo Renzit.

Correspondentët thonë se Gentiloni është optimist dhe thotë se do të arrijë sukses në formimin e qeverisë brenda pak ditësh për të “risiguruar vendin”- siç u shpreh ai.

Ai tha se do të punojë në kuadrin e administratës së sapo kaluar, duke deklaruar se do të emërojë shumë ministra dhe do të zëvendësojë shumë nga ata që ishin.

/Veritas.com.al/