Papa eshte kthyer të flase per populizmin dhe pritjen e emigrantëve. Për Papen, të rinjtë duhet ta dinë se si ka lindur populizmi. Dhe ka kujtuar nazizmin dhe Adolf Hitlerin

Nga: Renato Zuccheri /

Papa Francesku ngre zerin edhe një herë kundër populizmit.Dhe godet rëndë, duke u bërë udhëheqës i vërtetë që ngrihet kundër fenomeneve të reja politike në rritje në Evropë dhe në botë.

“Të rinjtë te dinë se si fillon populizmi : duke mbjelle urrejtje.Që te rinjtë ta njohin këtë,qe te mos bien në të njëjtin gabim:Te kuptojnë si rritet nje populizem,si për shembull ai i Hitlerit në 1922 dhe 1923”, ka thene Papa Bergoglio në takimin me të rinj për prezantimin e librit dhe projektit “Urtësia e kohës”, botuar nga Marsilio. Dhe kthehet të flase për urrejtjen, duke këmbëngulur në atë që tashmë e ka thënë herë të tjera.

Megjithatë, vazhdon Francesco, “nuk mund të jetohet duke mbjellë urrejtje, edhe pse te mbjellesh urrejtje është e lehtë: fillohet edhe me thashetheme, në familje, në lagje, në vendin e punës“. Dhe Papa nxit një aleancë midis gjeneratave të ndryshme, midis të rinjve, të rriturve dhe të moshuarve. Po ata të moshuar protagonist të vëllimit që, siç kujton Famiglja Cristiana, është botuar nga ati jezuit, Antonio Spadaro, redaktor i revistës La Civiltà Cattolica, dhe qe “mbledh 250 intervista për të moshuarit nga më shumë se 30 vende, falë ndihmës së organizatave  jo- fitimprurëse Unbound dhe  Jesuit Refugee Service dhe eshte prezantuar të mërkurën pasdite pranë Institutit Patristik Augustinian “.

Papa Françesku ka ngjallur kështu spektrin e nazizmit: një fantazem e rikujtuar disa herë kur është fjala për sovranizmin apo populizmin. “Mendoj për Hitlerin në shekullin e kaluar, i cili kishte premtuar zhvillimin e Gjermanisë,“ka thene Papa duke folur për çështjen e refugjatëve. Dhe kështu arrihet te flitet për emigrantët, që sipas Papës “duhet të priten me zemër dhe dyer të hapura. Mbyllja është rruga e vetëvrasjes. Është e vërtetë që duhet të mirëpriten emigrantët, por duhet të shoqërohen dhe mbi të gjitha duhet të integrohen”.

“Një qeveri duhet të ketë një zemër të hapur për ti pritur, struktura të mira për të bërë rrugën e integrimit dhe gjithashtu maturine për të thënë: deri në këtë moment mundem,pastaj nuk mundem më.” Të mirëpresesh emigrantët është një mandat biblik. Mendojme per Europen që është bërë nga emigrantët, kulturat janë përzier, Evropa duhet të ketë ndërgjegjen që në kohë të keqia disa vende të Amerikës Veriore dhe Jugore kanë marrë emigrantë evropianë “. Shkurt, pavarësisht se Papa ka thene se nuk kishte te bente me një fjalim politik, është mjaft e qartë se këtu nuk është vetëm një çështje besimi. Siç tregohet edhe nga ftesa drejtuar Evropës që të marrë persiper problemin e emigrantëve, sepse “peshen më te madhe e ka marrë Spanja, Italia dhe Greqia dhe gjithashtu Qipro”.

 Veritas.com.al/