Papa Francis shpërndau të parin ‘TED talk’ të Martën, një video  mesazh të filmuar në qytetin e Vatikanit për një grup transmetuesish në  Vancouver për ‘TED 2017’.

Papa foli për solidaritetin dhe bashkëpunimin, ndërsa paralajmëroi disa sipërmarrësh dhe novatorë se ky pushtet i madh vjen me po kaq përgjegjësi të madhe.

“Ju lutem, më lejoni me zë të lartë dhe të qartë: Sa më të fuqishëm të jeni, aq më shumë impakt do të keni mbi njerëzit; sa më shumë pushtet të keni, aq më me përulësi duhet të veproni”- tha Francis. Në qoftë se nuk e bëni këtë,a tëherë pushteti do t’ju rrënojë, dhe ju do të rrënoni të tjerët”

“Pushteti është si të pish xhin me stomakun bosh’, tha Francis, duke cituar një thënie popullore nga vendi i lindjes së tij, Argjentina: “Do të ndjehesh i shushatur, do të ndjehesh i dehur, do të humbni peshoren dhe do të përfundoi duke rrënuar veten dhe të tjerët rrotull, në qoftë se nuk e lidhni pushtetin tuaj me përulësinë dhe butësinë’.

/Veritas.com.al/