Policia në Rrëshen ka parandaluar dy ngjarje të mundshme kriminale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repsi” janë arrestuar dy vëllezërit, Besnik Gjoka 39 vjeç dhe Prengë Gjoka 29 vjeç.

Bazuar në informacionet e siguruara se dy vëllezërit qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një veper kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë i kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën një armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe një armë zjarri pushkë.

Besnik Gjoka ka precedent penal, pasi është dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fani”, u vu në pranga 66-vjeçari Nikollë Karaqi, pasi dyshohet se do të kryente veper kriminale ndaj personit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

Ndërkaq, në Kurbin, u procedua në gjendje të lirë Tom Gjeloshi, pasi në banesën e tij janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale