Shqipëria

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithe vëndin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes perëndimore. Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës; pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë reshje në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë 24 – orëshit; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës.

Ndërsa në zonat veriore herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave por herë pas
her priten edhe intervale me kthjellime. Më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjenruar reshje të pakta shiu. Ndërsa gjatë natës vonë; do të theksohen vranësirat në të gjithë republikën e MV.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash Lindja e kontinentit. Gjithashtu; gadishulli Iberik si edhe brigjet e Egjeut doi të dominohen nga moti i qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Ndërsa; Ballkani Veriperëndimor, Europa Qëndrore si edhe vendet nordike pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike.