Dita e enjte e 11 nëntorit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Masat ajrore të qëndrueshme dhe me lageshtirë do të sjellin mot të vranët dhe hera-herës intervale me diell, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje 1-8m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 13°C, në zona e ulëta 7 deri 22 °C dhe në zona bregdetare 13 deri 21 °C