Paratë e krimit qarkullojnë duke u dhënë me fajde. Ky dyshim i prokurorisë së Tiranës ka çelur dosjen e radhës në këtë institucion që po gjurmon të ardhurat dhe veprimtarinë e dy vëllezërve binjakë nga Mirdita, të cilët deklarohet se janë objekt i një hetimi sekret për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale jashtë Shqipërisë.
Dy vëllezërit binjakë janë të moshës 29 vjeç shpjegoi për Top Channel pjesëmarrësi në grupin hetimor, sipas të cilit njëri prej tyre ka shtetësi spanjolle dhe jeton në Spanjë ,kurse tjetri ka shtetësi rumune. Të dy ata dyshohen si pjesëtare të një grupi kriminal në fushën e drogërave dhe të femrave dhe ka dyshime se të ardhurat e paligjshme jo vetëm i kanë investuar në Tiranë por edhe i kanë dhënë me fajde.
Dyshojmë u tha paraprakisht për Top Channel se të ardhurat nga fusha e drogës dy binjakët i kanë investuar n fushën e blerjes së apartamenteve dhe makinave të shtrenjta dhe po operojnë edhe në fushën e dhënies të parave me fajde.
Nëse ka kallëzime ndaj tyre për dhënien me fajde të parave nuk bëhet me dije, por sipas akuzës kjo formë e riciklimit të parave ka dyshime se po lëvrohet dhe në rrethe të tjera.
Megjithatë e para dosje që u bë publike pak kohë më parë, është dhënia me fajde e parave në qytetin e Shkodrës ku 19 persona u morën nën përgjegjësi penale, pasi të afërmit e në ish-zyrtari kishin hyrë në borxhe nga bixhozi.