Nga: Zef Preçi/fb
Ne mas-median e këtyre ditëve është përcjellë një takim këshillues Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), përfaqësues të televizioneve kryesore private në vend, me kërkesën e ketyre te fundit, ne te cilin janë diskutuar ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” me “qëllim mbështetjen financiare të subjekteve televizivë përmes krijimit të një fondi të finacimeve të transmetimeve”.
Nisur nga pervoja e meparshme e nismave te ngjashme, por edhe e problematikes qe mbart nje nisme e tille, ne vijim po sugjeroj dy-tri ide qe mund te ndihmojne ligje-venesit qe te shmangin nje paligjshmeri qe cenon interesin publik.
Se pari,
pavarësisht emërtimit, parimisht çfarëdo fondi publik apo financimi buxhetor i drejtperdrejte i mas-medias private eshte i gabuar dhe ligjerisht nuk mund te gjeje mbeshtetje. Kjo per faktin se fondet buxhetore, sipas Kushtetues se Republikes se Shqiperise, krijohen “nga të ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit” (Neni 157). Asnje sipermarrje private nuk mund te jete subjekt i financimeve buxhetore te drejperdrejta, sepse shpenzimet e ketyre subjekteve nuk jane “shpenzime te shtetit”, siç percakton Kushtetuta. Madje kjo është aq e vertete, saqe edhe shoqerite publike me kapital shteteror (KESH, OSHEE, OST, etj), ose ndermarrjet e Ujesjelles-kanalizimeve) jane subjekt i taksimit njelloj si sipermarrjet private, edhe pse sigurojne mallra apo sherbime specifike me interes publik sic eshte energjia elektrike dhe uji i pijshem. Ndersa ne situata financiare te pafavorshme i nenshtrohen falimentimit perpara se te jene subjekt i mbeshtetjes financiare te drejtperdrejte buxhetore, sic kerkohet ne rastin e medias audiovizive.
Se dyti,
tregu mediatik, ashtu sic cdo treg tjeter ne vendin tone, eshte nje treg i liberalizuar dhe rregullohet nga AMA, nder funksionet institucionale te se ciles eshte edhe mbrojtja e konkurrences se lire dhe jo e kunderta, deformimi i saj qe mund te vije nga perfshirja e buxhetit ne financimin e tyre. Kjo eshte sanksionuar ne Neni 19 (Funksionet e AMA-s) te ligjit te sipercituar ne te cilin thuhet shprehimisht se nder funksionet kryesore të AMA-s eshte edhe “garantimi i konkurrencës së ndershme…”.
Se fundi,
duke marre shkas nga ky takim këshillues (qe ne disa mediume online eshte percelle jo pa fakte edhe si legjitimim i perpjekjeve te nje numri oligarkesh per te justifikuar konfliktin e interesave te qeverise ne rastin ne fjale dhe blerjen e medias audiovizive prej saj), mendoj se jane mundesite qe qeveria, te mbeshtese median audiovizive ne menyra dhe mjete te ligjshme dhe te dobishme per interesin publik. Mirepo kjo kerkon qe AMA te clirohet nga konflikti i interesave dhe nga roli i avokatit te interesave oligarkike, te permbushe detyrimet e veta ligjore dhe te vihet ne sherbim te qytetareve, duke filluar me resektimin e lojes se lire te tregut dhe nxitjen e konkurrurrences ne median audiovizive, por edhe duke ndermarre studime per problemet e kesaj masmedie. Keshtu, pa ndonje studim paraprak, jane te gjitha mundesite qe te rishikohen politikat fiskale te qeverise persa i takon importimit te pajisjeve transmetuese dhe atyre marrese nga jashte vendit, si dhe te nxitet standartizimi i pajisjeve marrese, me qellim qe ato te mund te perdoren kur nje pajtimtar leviz nga nje ofrues sherbimi ne tjetrin ne tjetrin, pak a shume si ne rastin e portabilitetit te numrave celulare. Edhe sherbimet e Internetit mund te perfshihen ne vendim-marrjen e Komisionit te Ndihmes Shteterore me qellim lejimin e tregtimit nen kosto te tij per median audion-vizive te vendit per nje periudhe te caktuar kohe.
Dmth, mbeshtetja buxhetore per median audiovizive mund te vije duke rishikuar ne ulje TVSh ose ndonje takse tjeter per importet e pajisjeve standarde e qe perputhen me licensat e dhena, dhe jo duke bere ndarje korruptive te fondeve ndermjet operatoreve, sic propozhet. Kjo rruge nuk do te bente gje tjeter vecse do te deformoje edhe me tej informimin publik si dhe do t’i shnderronte perfundimisht disa mediume audiovizive me license dhe me mbulim kombetar a me gjere, ne altoparlante politike te trullosjes se qytetareve ne favor te qeverise, pak a shume si ne regjimin e shkuar komunist.
Veritas.com.al/