Një letër ka shpërthyer në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Paris, duke plagosur një punonjës që e hapi- sipas Policisë.

Punonjësi i FMN u plagos në duar dhe në fytyrë. Stafi i zyrave të FMN u evakuua menjëherë.

Në një tjetër zhvillim të ngjashëm, në zyrat e Ministrit të Financave në Berlin u interceptua një pako- bombë që i ishte dërguar Ministrit Wolfgang Schaeuble, dje, e Mërkurë.

Një nga grupet e majta në Greqi, me emrin “the Conspiracy of Fire Cells”, tha në ëebsite se ai ia kishte dërguar bombën ministrit.

FMN është një nga tre organizatat, krahas Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane, që kanë kushtëzuar qeverinë e Greqisë pasi ajo ndodhej para dështimit të borxhit.

/Veritas.com.al