Postblloqet e sigurisë të ngritura në rrugët e Parisit kanë shqetësuar vendasit dhe turistët që kanë shkuar atje.

Masat e sigurisë që janë marrë mbarëvajtjen e lojërave olimpike po konsiderohen të ndërlikuara dhe të bezdisshme nga ata që përballen, duke kufizuar në një farë mënyre edhe jetën normale të qytetit.

Albin Sandrin, i cili punon për një kompani pastrimi, po përpiqej të kalonte me biçikletë nëpër qytet për disa punë. Ai nuk kishte autorizimin e kërkuar për të kaluar nëpër barrierat metalike dhe iu tha të merrte një rrugë tjetër. Ai tha se ngritja e zonave të sigurisë ka bërë që destinacionet që përshkoheshin për 25 minuta, tani duan 1 orë. Shoferi i Tuktuk-ut i një tricikli, ishte i pajisur vetëm me leje si këmbësor, ndërsa për mjetin e tij nuk kishte, ndaj edhe u kthye nga rruga.

“Është sikur Lojërat Olimpike janë këtu vetëm për (presidentin francez Emmanuel) dhe miqtë e tij, dhe francezët janë mbyllur brenda. Ne kemi edhe familje për të ushqyer”, shtoi ai.

E vështirë është bërë edhe për turistët, 14-vjeçarja nga Holanda, e cila ka po viziton Parisin me mamanë, vëllezërit dhe motrat, thotë se të gjitha këto masa sigurie janë bërë të bezdisshme. “Është e vështirë për të shkuar përreth qytetit. Unë dua të shoh atraksionet, Kullën Eifel dhe shumë të tjera”, tha ajo.

Ceremonia e hapjes zhvillohet sot, ku me mijëra atletë dhe interpretues të përfshirë në këtë kompeticion do të parakalojnë me flamujt përkatës të shteteve të tyre.