Nga: Agim Xhafka/
Leko e le makinën tek Blloku si lopa bajgën. Edhe sot. Në parkim dysh e pinte kafe me mua pa iu dridh fare qerpiku. Mendova njëherë se mos është bërë spiun në komisariat a në SHIK. Ndryshe nuk e shpjegoja dot pordhacllëkun e tij.
Por ja,behën dy uniforma blu. Me blloqe gjobash ndër duar. U afruan,panë targën e njêri nxori stilolapsin.
-O,zoti polic,-gërthiti Leko pa lëvizur bythën nga lokali.-Sa lekë është gjoba për parkim të gabuar?
-Një mijë të reja.
-Pesë mijë ngjishja.
U çudita. Iku miku nga mendja. Po ia fut vetes!
-Se çdo ditë kështu e le ai,-vazhdoi Leko.-Shet mend se është kushëri i Filipit,atij të Fiksit. Po ju bëni detyrën. Mos u trembni!
Kaq ishte dialogu. Policët ndaluan,panë dhe njeherë makinën e na porositën:
-Thuaji ta heqë se s’pyesim për Filip ne. Pas tre orësh do të kalojmë prapë. Në rregull?
Veritas.com.al/