Dhoma e Ulët e parlamentit ka votuar që të lejojë prokurorinë për hetimin e kryeministrit Andrej Babis pas kallëzimeve mbi mashtrimet me subvencionet e BE; një akuzë që e ka bllokuar atë për të krijuar qeverinë e re, sipas Reuters.

Deputetët votuan 111-69 për lënien e imunitetit parlamentar nga Babis.  Jaroslav Faltynek, zëvendës kryetar i Partisë së Babis- ANO, ishte gjithashtu i kërkuar për t’i hequr imunitetin në një votim tjetër.

Të dy kanë mohuar akuzat, për të cilat policia pohoi se Babis ka fshehur pronësinë e një ferme për të cilën ai mori 2 milionë euro para dy vjetësh nga Fondet e BE.

Babis, që rreshtohet i dyti si më i pasuri në vend përmes ndërmarrjes së tij konglomerate Agrofert, ku ka punuar edhe Faltynek, e ka quajtur çështjen e subvencioneve si një dredhi nga kundërshtarët me qëllim që ta nxjerrin nga politika.

Veritas.com.al/