(FOTO: Ted Malloch)/

Zyrtarët Europian po shënojnë një fushatë të paprecedentë për bllokimin e emërimit të supozuar të Ted Malloch si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Europian (BE).

Sipas raportimeve, “grupimet kryesore politike” të Parlamentit Europian, zyrtarisht kanë kërkuar që Komisioni dhe këshilli  Europian të refuzojnë kredencialet e akademikut Ted Malloch,në qoftë se ai emërohet si ambasador i Shteteve të Bashkuara në BE.

Kërkesa, specifikisht i referohet “egërissë dhe dashakeqësisë së tij kundër vlerave të BE që ai i mohon”.

Është e vërtetë që Malloch ka shprehur përbuzje ndaj BE, duke deklaruar që dështimi i projektit të integrimit Europian “që tani e tutje do të shfaqet si në pasqyrë te secili”.

“Bashkimi Europian është bërë antidemokratik dhe fryrë nga dy elementë: burokraci dhe anti-Amerikanizmi i shfrenuar”- ka shkruar akademiku i njohur Malloch.

/Veritas.com.al/