Parlamenti Evropian këtë të martë i ka thënë po liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me 19 prill pritet të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim.

Do të shkojmë direkt me votim… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.