Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin për nisjen e protestave kundër qeverisë dhe për zgjedhje të lira më 18 qershor. Kjo koincidon një muaj para festës pagane te Ditës së Verës.
Protestat nisin më 18 shkurt me qëllim krijimin e frymës së vigjilencës ndaj qeverisë që vepron kundër “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- sipas PD.
Sipas Partisë Demokratike, identifikimi biometrik dhe votimi e numërimi elektronik janë kushtet minimale për zgjedhje të lira sot. Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë pjesës publike të mbledhjes së Kryesisë, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, si kusht të panegociueshëm për integrimin e vendit.
/Veritas.com.al/