FLET REDOUANE AHROUCH/

“Brukseli, kryeqyteti i Bashkimit Evropian, do të jetë me shumicë myslimanë në vitin 2030”. Ky është parashikimi i Redouane Ahrouch, themelues i Partisë Islame, partisë islamike belge. Nuk mund ta dimë nëse hipotezat e Ahroukut do të realizohen apo jo, por një gjë është e sigurtë, për të konfirmuar parashikimin, ka numra: “Sot – shpjegon për Adnkronos – 33% e popullsisë është e fesë Islame. Ne 1.2 milionë banorë, ka rreth 400 mijë myslimanë. Për 12 vjet, në vitin 2030 do të jemi gjithsej 1.3-1.4 milion dhe do të jemi shumica “. Kryeqyteti belg, si dhe selia kryesore e institucioneve të Bashkimit Evropian, do të bëhet kështu “rajoni i parë i Evropës që do jetë me shumicë myslimane”.

Nuk është çudi, duke u nisur nga fakti që në vitet e fundit në Bruksel emri më i përhapur në mesin e të sapolindurve është Muhamed.

Kundër Partisë Islame (Intégrité, Solidarité, Liberté, Authenticite, Moralité), është kërkuar tashme ndalimi por Ahrouch nuk heq dorë : “Ne duam që myslimanët e Bruxelit të përfaqësohen në mënyrë që të shprehin në mënyrë demokratike dhe jo të dhunshme pakënaqësitë e një komuniteti të brishtë, atij mysliman, i cili mund të bjerë viktimë e ekstremizmit “. Siç e kujtojmë, ajo tashmë ka ndodhur në Paris në nëntor 2015 dhe në Bruksel në mars 2016.

Ngjarje këto, faji i të cilëve, për themeluesin e partisë, është për shkak të “atyre gazetarëve dhe politikanëve të cilët i përshkruajnë të gjithë myslimanët si terroristë”. Ahrouch gjithashtu rezervon kritika edhe per Partinë Socialiste, sipas tij, e interesuar për të punuar me marokenët dhe turqit për të pasur votat e tyre, për të qëndruar në pushtet dhe për t’u pasuruar. “Në këmbim – shpjegon ai – socialistët, të cilët kanë qeverisur për tridhjetë vjet, kanë mbyllur sytë para imamëve fondamentalistë që vinin këtu për të përhapur urrejtjen e tyre në xhamitë”.
Megjithatë, Ahrouch premton një dialog me të gjithë, madje edhe me Partinë Sociale Kristiane dhe siguron: “Ne nuk jemi këtu për të islamizuar Evropën, por për ta paqësuar atë: nëse nuk bëjmë asgjë, gjërat do të shkojnë shumë keq, sepse brenda dhjetë vjetësh do të jemi përpara një shpalosje identiteti fetar dhe ekstremist, tamam ashtu si në ish Jugosllavi.

Veritas.com.al/