Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu, gjatë një konference për mediat, tha sot se denoncon “situatën alarmante” dhe dhunën qeveritare, sipas tij që po ushtrohet mbi pronarët në bregdetin e Jugut, kryesisht ne zonen e Himares.
Zoti Mediu tha: “Partia Republikane dënon çdo formë te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit dhe kerkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqipërinë, si një e drejtë ligjitime e banorëve të këtyre zonave që ë kanë ndërtuar dhe trashëguar këto prona ndër shekuj”.
Partia Republikane kërkon të regjistrohen të gjitha pronat e pronarëve të ligjshëm, shtëpi apo prona të tjera në Himarë, dhe në gjithe bregdetin, te hipotekohen dhe paisen me çertifikatat e pronësisë.
“Eshtë e turpshme, kur nga njëra anë qeveria legalizon paligjshmrinë, ndërsa atyre familjeve që e kanë pronën prej shekujsh, nuk ua njeh”, tha zoti Mehdiu.
Me këtë akt, Partia Republikane i kthehet kauzës së saj kryesore: Kthimi i pronave te i zoti!, motiv që e mbarti dhe e udhëhoqi që prej fillimit Partia Republikane.
Vitet e fundit, edhe Partia Republikane, duke shërbyer në koalicione, e kishte “humbur” orientimin ndaj pronave; dhe kjo ishte vënë re nga votuesit e saj.
Zoti mehdiu e ngriti zërin edhe për “betonizimin dhe babezinë”, siç e quajti, që kane shkaterruar ato pak vlera historike që i kane ngelur vendit tonë”.