PS ka mbledhur partitë aleate me të cilat ka ndarë shqetësimin se veprimet e partive opozitare po rrezikojnë destabilizimin e vendit dhe kthimin e kaosit të vitit 1997.
Deklarata e PS-së:
Partitë politike të mbledhura në një tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste: – duke analizuar situatën politike në vend, – duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI, – duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, – duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, – duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror, – duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, – duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,
DEKLAROJMË SE : 1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake. 2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98. 3.
Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. 5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste Partia Social Demokrate Partia Demokracia Sociale Aleanca Popullore Partia Socialiste e Moderuar Aleanca Demokratike Partia e Gjelbër Partia e Unitetit Kombëtar Partia G99 Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Partia Ardhmëria Shqiptare Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Partia e të Drejtave të Mohuara Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Partia e Punës së Shqipërisë Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet Partia Kristiandemokrate Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Partia e Çështjeve Shqiptare Partia Demokracia e Re Europiane Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Partia Fronti i Majtë/