-Pas 27 vjetësh, një nga frontet më delikate në Ballkan mbyllet. Maqedonia bëhet Maqedonia Veriore dhe Parlamenti Grek miraton ndryshimin, nënshkruar verën e kaluar midis dy qeverive-
Nga: Raffaello Binelli/
Shpresa është se pas pothuajse tridhjetë viteve të ndeshjeve, ndryshimi i emrit mund të sjellë më në fund paqen.
Parlamenti grek votoi në favor të marrëveshjes me Maqedoninë për të ndryshuar emrin. Nënshkruar verën e kaluar, marrëveshja parashikon modifikimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund një polemike dhjetë vjecare dhe duke hapur hyrjen e Shkupit në NATO dhe BE.
Dy javë më parë, parlamenti maqedonas ka ratifikuar marrëveshjen me Athinën. Sot, me hapjen e rruges nga ana e deputetëve grekë, ndryshimi hyn në fuqi. Rruga e miratimit në Athinë nuk ishte e lehtë: Kryeministri Alexis Tsipras arriti me mund të imponohej në një votëbesim pas daljes nga koalicioni të Partisë Grekët e Pavarur (Anel) të ish ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos. Tsipras tani ne fakt drejton një qeveri të pakicës dhe për të bere te kalonte marrëveshja në Parlament ka patur nevojë për mbështetjen e disa deputetëve të pavarur dhe të opozitës.
Po-ja e Parlamentit u ratifikua me 153 vota në favor (147 kundër). Një shumicë e ngushtë dhe e vuajtur. Por marrëveshja u konfirmua, pavarësisht vështirësive të mëdha. Kryeministri Alexis Tsipras gëzohet: “Moment historik: Njëzet e shtatë vjet inercie dhe shtyrjeje kanë cuar 130 vende të njohin Shkupin me emrin e Maqedonisë”.
Veritas.com.al/