Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë”, thotë ministria.
Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. “Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
“Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.
Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar edhe 30 raste të reja me COVID. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,158,303 vaksinime anti-COVID dhe kanë marrë të dyja dozat e vaksinës 507,623 qytetarë.