Ka përfunduar takimi mes delegacionit amerikan dhe atij rus në Riad të Arabisë Saudite. Takimi zgjati për rreth 4 orë dhe sipas këshilltarit të politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov, gjithçka shkoi mirë.

Mësohet se palët ranë dakord që negociatorët të flisnin për Ukrainën dhe diskutuan shkurtimisht kushtet e nevojshme për një samit Putin-Trump, megjithatë thuhet se nuk ka gjasa që një takimi i tillë të zhvillohej javën e ardhshme.

Gjatë takimit janë diskutuar një kuadër i gjerë çështjesh duke nisur nga marrëdhëniet SHBA-Rusi e deri te konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Në përditësim…

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *