Norvegjia po kërkon ndarjen nga më e madhja dhe më e rëndësishmja kishë e saj. Kisha e Norvegjisë dhe qeveria norvegjeze do të ndahet më 1 janar 2017; pas 500 vjetësh.

Norvegjia po kërkoi të formalizojë ndarjen e kishës nga shteti me një urdhër të Parlamentit që para tetë vjetësh. Nën një ligj të ri, 1250 priftërinjtë dhe kryepeshkopët e Norvegjisë nuk mund të shërbejnë më si zyrtarë të shtetit të emëruar nga Mbreti. Kjo do të thoit se Kisha e Norvegjisë do të jetë e pavarur. Kjo është edhe një sfidë për Norvegjinë në këto momente kur po “sulmohet” nga flukse të mëdha të Myslimanëve; dhe si do të mund të mbrohen besimet në mënyrë të barabartë.

“Ndodhemi përballë ndryshimit organizativ më të madh të kishës që në kohën e Reformimit”- tha Jens-Petter Johnsen, kryetar i Këshillit Kombëtar të Kishës. “Ndryshimi do të krijojë një ndarje të qartë mes kishës dhe shtetit”.

/Veritas.com.al/