Ambasadori amerikan në detyrë, David Wisner ka kërkuar vënien sa më shpejt në funksion të parlamentit. Apeli erdhi një ditë para se kryetarët e grupeve parlamentare të mblidhen sot për të vendosur ngritjen e dy komisioneve hetimore, pika kryesore e kërkuar nga grupi më i madh në numër i deputeteve të opozitës.
Burime pranë grupeve parlamentare pohuan se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes, që sipas shumë gjasave permbyllet të martën, kur do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Në këtë mbledhje pritet ngritja e dy komisioneve hetimore që ka kërkuar opozita. Gjithashtu dhe konkluzionin për mënyrën si do të realizohet reforma zgjedhore.
Komisioni i reformës zgjedhore, ku Alibeaj ka të drejtën e vetos, për pak ditë do të pushojë së funksionuari dhe pritshmëria është që propozimet të bëhen pranë një nënkomisioni i ngritur nga Komisioni i Ligjeve, me dakordësinë e PS-së dhe Rithemelimit.