( Foto: Patrick Shanahan do të marrë detyrën e  Gjeneral James Mattis, i cili dha dorëheqjen ditën e Premte)/

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan është emëruar shef i Pentagonit, ka njoftuar presidenti Donald Trump.

Lëvizja vjen pas dorëheqjes së James Mattis, i cili la të kuptohet se kishte diferenca politike me Trump kur paraqiti dorëheqjen ditën e Premte.

Gjeneral Mattis, 68 vjeç, tha se presidenti ka të drejtë të emërojë dikë ” pikëpamjet e të cilit të jenë më mirë në një linjë me ato të presidentit”.

Gen Mattis pritej që të linte detyrën në Shkurt 2019, por këtë të dielë u raportua se presidenti e ka pranuar largimin e tij më shpejt.

“Patrick ka një listë të gjatë arritjesh”, shkroi Trump në Twitter kur shpalli vendimin e tij. “Ai do të jetë i mrekullueshëm!”.

Veritas.com.al/