Matteo Renzi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD-së në Itali.  “Së shpejti do të ketë zgjedhje të reja brenda partisë.  PD do të qëndrojë në opozitë. Dorëheqjen do e jap pasi nuk mund të udhëheq me ekstremistët.  Ndihem krenar për punën e bërë në 5 vite.

Jemi krenarë për rezultatin. Duhet të nisim një fazë të re të PD-së. Gënjeshtra më e madhe është se “ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje. Këtë herë ne e kuptojmë se rezultati është zhgënjyes. PD do të qëndrojë në opozitë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje në PD.  Kush ka aftësinë për të udhëhequr, ta bëjë. “, u shpreh ai gjatë një konference.

Renzi qëndroi i mbyllur në zyrën e tij me më të besuarit e tij dhe pritej që do të dilte në një konferencë për mediat. Ish-kryeministri italian është larguar pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e djeshme, ku partia e tij mori 23.61% të votave.

“Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me agjendë europiane”, tha ish-kryeministri italian. Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”

Zgjedhjet në Itali duket se po i kryeson ‘Lëvizja 5 Yjet’ me kryetar Luigi Di Maio, mirëpo ende nuk ka shumicën për të formuar qeverinë.

Veritas.com.al/

https://www.facebook.com/agenziatelevisivavista/videos/1209607859169726/