![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/12/kaos-ne-parlament-berisha-675x450-2.jpg)
Seanca e zhvilluar një ditë më parë (14.12.2023) u shoqërua me tensione dhe përplasje të ashpra.
Deputetë të opozitës tentuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, por nuk u lejuan nga Garda. Në këtë mënyrë që në orët e para të mëngjesit, pati përplasje mes ‘foltoristëve’ dhe Gardës. Ku gjatë përplasjes, u thye edhe xhami i derës kryesore të Kuvendit.
Ndërkohë mazhoranca ka kërkuar përjashtimin për tre deputetë Saimir Koreshi, Edmond Spaho dhe Katriot Piroli, pas kaosit dhe tensioneve të djeshme shkaktuar prej tyre.