Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje menjëherë  tre ditë pasi deklaroi në Parlament se ishte kërcënuar me jetë.

Mësohet se zonjës Hajdari i është vënë në ruajtje fizike një truprojë nga Garda e Republikës.

Ditën e sotme, deputetja u pa të shoqërohej gjatë gjithë kohës në Kuvend nga truproja në fjalë. Ju kujtojmë se të hënën, gjatë seancës plenare zonja Hajdari kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që të merreshin masa për sigurinë së saj në Kuvend dhe kryesi.

Ruçi nga ana e tij u shpreh se e ka marrë shkresën e Hajdarit dhe se çështja është përcjellë edhe në ministrinë e Brendshme.

Veritas.com.al/