Pas përplasjeve me gardistët, të cilët nuk lejuan deputetët e përjashtuar të PD-së të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku po mbahet seanca e radhës, opozita e zhvendosi aksionin e saj të mosbindjes civile përballë Bashkisë së Tiranës.
Të pranishëm aty ishin edhe Belind Këlliçi e Tedi Blushi nga Partia Lirisë, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në hyrje të Bashkisë i është vënë flaka edhe dy gomave.