
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka ndryshuar kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, pak ditë pas nisjez zyrtarisht të negociatave.
“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë Kryeministrit. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave”, njoftoi Kryeministri Edi Rama në Twitter.
Mazi e mbante këtë post prej qershorit të vitit 2020.