Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim do të ketë një takim këtë pasdite në orën 16:00 me Lulzim Bashën në PD.
Ky është ballafaqimi i parë ambasadores Kim me Bashën pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.
Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.
Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.