Ndërsa përplasja e Presidentit dhe mazhorancës për ringritjen e Gjykatës Kushtetues ka qenë në fokus të zhvillimeve të ditëve të fundit, Ulsi Manja ka thirrur mbledhjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
Mbledhja do të zhvillohet më 22 nëntor dhe do të ketë administrimin e opinionit paraprak dhe final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.
Në mesin e tetorit u shpreh edhe Komisioni i Venecias në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit. Ku në opinionin final thuhej se në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e Qeverisjes vendore, vetëm në një situatë që plotëson e kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga konventat për të drejtat ndërkombëtare të njeriut”.
VERITAS.COM.AL/