Partia Demokratike ka denoncuar deputetin socialist Ervin Bushati për mos deklarim pasurish dhe abuzime të tjera në vlera të konsiderueshme financiare.

Bëhet fjalë për disa troje në Tiranë, Sarandë, Kavajë dhe pasuri të tjera.

Denoncimi është bërë nga këshilltari ligjor në PD Gazmend Bardhi.

Bardhi deklaroi se me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë dhe do të kishte shkuar në burg.

PASURIA E FSHEHUR:

  1. Nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë, fituar më 21 prill 2017.
  2. Po në Tiranë, nuk ka deklaruar një pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, e fituar po në 21 prill 2017.
  3. Në Tiranë Ervin Bushati nuk ka deklaruar as pasurinë me sipërfaqe 938 m2 truall, fituar më 25 korrik 2014.
  4. Në Sarandë, deputeti nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, e fituar më 17 Korrik 2014.
  5. Po në Sarandë, ka fshehur pronësinë e 1 nga 13 garazheve në pronësi të tij.
  6. Deputeti Bushati ka fshehur dy pasuri në Qerret të Kavajës, të fituara në të njëjtën ditë, 30 maj 2016; njëra pasuri truall 376 m2, tjetra ndërtesë me sipërfaqe 76 m2.

Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg, komenton PD.

Veritas.com.al/