Deputeti i PD-së, Astrit Patozi është përplasur sot me kryeministrin Rama pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament, ku u votuan listat e emërimeve të anëtarëve të komisioneve të Vetingut.
Patozi kërkoi të merrte fjalën për një replikë me Ramën, mirëpo fjala nuk iu dha nga kryetari i Kuvendit.
Në këtë mënyrë replika është zhvilluar jashtë Parlamentit. Gazetari i “Panoramës”, Juxhin Mustafaraj ka filmuar përplasjen.
Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD-së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për “Top-Channel”.
“E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te TCH”, – i thotë Rama Patozit. Kujtojmë se pas mospërfshirjes së Patozit në listat e PD-së, deputeti shkroi se Rama e ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën, duke ngritur dyshime.
DEBATI
Patozi: Une nuk te kam ndërhyrë ne marrëdhënien qe ke me atë. Marrëdhënien qe ke ti me atë unë nuk ta prish.
Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfarë marrëdhënie…
Patozi: Atë marrëdhënien qe ke ti me atë.
Rama: O zotri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe atë intervistën te Topi.
Patozi: Po e di, por…
Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot…
Patozi: Por puna është qe unë s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.
Veritas.com.al/