Deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se “Lëvizja për ringritjen e PD-së”, që ai ka ngritur brenda Partisë Demokratike do të jetë në një etapë të re.
“Kosherës tonë i mungojnë 200 mijë bletë në këto zgjedhje për shkak të Bashës. Në rast se ai mendon që do përzgjedh edhe 200 mijë tjerë, atëherë atij do i bie të marre vetëm kosheren, sepse bletët nuk do jenë më aty. Atehrë për çfarë I duhet Lulzim Bashës një parti gjithmonë e më e vogël, sepse kjo nuk është kioskë”, është shprehur ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Biseda në studio:
Fatos Lubonja – Ndërmarrje mbetet ajo prapë, prapë vlerë ka po ta shesësh.
Astrit Patozi – Unë e kam thënë njësoj si ti, ndaj unë jam në këtë lëvizje, plotësisht i vendosur që të bëj sa kam mundësi, bashkë me kolegët e mi që kjo most ë ndoshë. Që PD-ja të mos kthehet një një kompani biznesi privat.
Ylli Rakipi – Po të doje ai (aludon për Berishën) ta ktheje, e kthen. Ka një të vërtetë si drita e diellit. Si aksioner i partisë demokratike, ai ju ka larguar që në momentin që të mos ju kishte nëpër këmbë si deputet, se tani si deputet ju e shkallmoni atë. Është e studiuar kjo punë, që ju do të largoheni nga këtu për të qenë i qetë dhe i aftë për aksionerë të rinjë, të cilët i kanë mbetur kësaj partie. Pra ju nuk jeni më aty, të fshiheni, të bëni optimizmin sikur jeni aty.
Astrit Patozi – Ajo që mund të them unë sot është se Basha nuk e ka të lehtë të më përzërë mua dhe shumë kolegë të tjerë me shumë kontribute…
Fatos Lubonja – Nga anëtarësia në parti?
Astrit Patozi – Po pra, as nga anëtarësia dhe as nga profile jonë publik. Ju mendoni së qënia ime ose mosqënia ime në parlament, vendos raportin me publikun. Apsolutisht që jo. S’mund të ndodhë.
Ylli Rakipi – Unë kam qenë si gazetar në një pjesë kohes, shumë afër kësaj partie dhe kam parë me sytë e mi shumë armiq. Ndaj po t’i them këto.
Astrit Patozi – Bashkë i kemi parë ato. Pse PD-ja fitoi. Sepse koncepti i armikut është i papranueshëm për publikun shqiptarë. Në çastin që ti dikë e konsideron armik, brenda partisë tënde, ti sigurisht je i pavotueshëm. Në çastin që ti armikut i thua nuk ka më armiqësi midis nesh sepse ne ndajmë ca vlera të përbashkëta, ne mund të jemi ndryshe por mund të jemi prap bashkë, publiku të voton.
Ylli Rakipi – Në një masë të konsiderueshme z.Patozi, a jeni dhe ju, njerëzit tuaj, njerëzit që ju pasojnë, bashkpunëtorët tuaj, edhe afër të një force politike.
Astrit Patozi – Jo për hir të së vërtetës, më është bërë shpesh këto ditë kjo pyetje. Në disa raste është dhe e qëllimshme. Por jam përgjigjur gjithmonë njësoj. Në politikë, të thuash ‘kurrë’, nuk ke pse thua, por sot që po flasim është e fundmja gjë që më shkon ndër mend sepse unë e konsideroj vetën pjesë të PD-së, PD – ja është jeta ime aktive publike dhe së bashku me shumë kolegë të mi do përpiqemi që me sa kemi fuqi të qëndrojmë brenda në Partinë Demokratike, për ta mbajtur të bashkuar dhe për ta ringritur atë.
Ylli Rakipi – Nesër një ditë para zgjedhjeve për kryetar partie, ju do të jeni në një takim në kryeqytet, takim i fundit, le të mos jetë ky i fundit , të urojmë. Çfarë gjë të rëndësishme do thoni njerëzve në këtë takim?
Astrit Patozi – Tani gjithë historia është që unë diçka do të them dhe nesër se po e thashë sot do bie gjithë subsanca për takimin e nesërm. Ajo që mund të them sot është se ne do e finalizojmë këtë aksionin e perciptë do thoja, të bashkbisedimit me demokratët në të gjithë Shqipërinë, i takon ta bëjmë në Tiranë. Ne sigurisht që do jemi me demokratët e kryeqytetit por edhe me të tjerë që mund të na bashkohen në rrethe për të bërë një përmbyllje aksionit tonë politik, i cili nuk ka qëllim tjetër përveç se bashkimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.