Presidenti Begaj: Hapja e e vitit të  gjyqësor nuk përfaqëson vetëm një kalander pune, por shënon hapjen e një kapitulli të ri të së drejtës. Përkon me 10- vjetorin e reformës në drejtësi. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme  ndaj një krizës në sistemin e drejtësisë.

Dhjetë vjet më pas, rezultate janë të dukshme. Shumica e qytetarëve besoj se epoka e pandëshkueshmërisë ka nisur të marrë fund.

Begaj: Boshti themelor i reformës ishtë pavarësia e gjyqësorit, sot gjyqësori ëhstë I juaji, por pavarësia shkon krah për krah me përgjegjësinë. Pavarësia e drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm nuk duhet kuptuar vetëm si ndarje formale nga pushteti politik, por duke garantuar drejtësi efektive nuk duhet të kthehet në vetëizolim institucional apo mungesë llogaridhënie.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma dhe garantim të sigurisë juridike.

Strukturat e sistemit mbeten thelbësore për vetëmenaxhimin transparencën dhe llogaridhënien. E mirëkuptoj kompleksitetin dhe sfidat por shqetësimet e qytetarëve që kërkojnë vendimmarrje të drejtë, mbetet detyrim kushtetues për garantimin e të drejtave.

Drejtësisë i duhen kushte optimale, është e vërtetë, por mungesa e tyre nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideal. Prej vitesh është kërkuar më shumë pavarësi, siguri mbrojtje dhe respekt.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne, siguria e jetës nuk është privilegj. Po pavarësia sigura dhe respekti nuk janë respekti në vetvete. Cdo ditë duhet të flasim për qëllimin.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *