I ftuar ne një program ‘show’ të televizionit ‘’Vizion Plus, Edvin Kulluri  ka radikalizuar gjuhen kritike ndaj kryetarit te PD Basha. Ai thote se vendit i nevojitet një lëvizje anti-establishment.

«Shqipëria po kalon ne nje gjendje pothuaj te jashtëzakonshme dhe zoti Basha jo vetem nuk i jep zgjidhje kesaj situate por ai eshte bere pale, pjese e kesaj oligarkie politike financiare, prokurimesh, tenderimesh ne vend

Basha eshte pjese e 7-8 veteve qe po qeverisin sot vendin. Me veprimet e mosveprimet e tij ai po i zgjat çdo dite pushtetin Edi Rames »

«Kemi 430 mije vota te humbura nga PD nen drejtimin e Bashes. Manaxhimi katastrofik i PD nga Basha tregon qe sot nuk e dime se jush eshte shumica ne PD

Ne kete ambient mungese kurajo civile, kulture te dobet demokratike, ajo qe duket si pushtet absolut i zotit Basha, ne fakt eshte dobesi e madhe e tij

Popull thote “ frikacaku vret”, ky eshte rasti i kryetarit tone. Mundohet te mos beje asnje veprim per ta bashkuar partine, ose ben çdo gje per ta perçare ne funksion te pushtetit te tij personal

Pushteti i Bashes nuk jane gje tjeter vecse therrimet qe i le oligarkia e vendit, therrime financiare, ekonomike, politike, mediatike”

Cili eshte thelbi i qendrimi anti- establishment te grupit tuaj ?

«Ne jemi kunder establishmentit, kete qendrim e kemi qëkur e kuptuam para nje viti se ai beri marreveshje me Ramen

Ne jemi per te shembur kete realitet politik, jo sistemin politik

Republika e re ishte nje zgjatim i Rilindjes

Basha neper sondazhe eshte 13-17%, ndërkohë qe PD është 26%.

Ka njerez ne PD qe paguhen me tenderë dhe koncesione nga qeveria dhe janë nder bashkëpunëtorët me te ngushte te Bashes

Ka biznese te afërta me kryetarin e PD edhe brenda familjes se tij, mjafton te shikoni aktet ne QKR

Situata ne te cilën ndodhemi do te çojë ne mënyrë dialektike drejt diçkaje qe do te kërkojë te rrezoje kete establishment

Nje levizje e tille nuk duhet te nise nga jashte por nga brenda PD sepse PD është nje aset i jashtëzakonshëm. PD mban brenda vetes shtresën e djathte te shoqërisë pavarësisht ulje-ngritjeve

Kemi shembullin e presidenti Trump i cili e nisi goditjen nga brenda Partise Republikane

Era Trump do ta fshije oligarkine ne Shqiperi

E vetmja zgjidhje eshte nje levizje anti establishment  siç ka ndodhur ne Itali, Hungari Poloni Slloveni, ne Austri,  ne Angli me Brexit

Brenda pak kohesh Rama dhe Basha do te dalin nga skena”—thote anetari I keshillit kombetar te PD Edvin Kulluri ne  Vizion plus.

Veritas.com.al/