Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ. Anëtarët e opozitës kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit Rregullator dhe kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri ditën e hënë, për të shqyrtuar edhe dekretin e Presidentit Begaj.

Anëtarët e opozitës nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, sepse të pranishëm ishin 3 anëtarë.

Gazetari Andon Kello tha për ABC News se në këtë kushte Komisioni Rregullator nuk mund të merrte dot një vendim.

Ndërkohë, më 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki në vend

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *