Që dje, kur partitë e vogla aleate të PD-së dolën nga takimi me kreun e delegacionit të BE, Luiggi Soreca, u mor vesh skema e Bashës për të përdorur të vegjlit si ‘krushq’ që të bëjë prapë një marrëveshje me Ramën. Siç shikohet, edhe ato pak mundësi për djhunë që kishte PD, u shteruan. Që në fillim ai kërkonte ‘marrëveshje me Ramën’, prandaj i vinte rrotull kullës së qeverisë për të hyrë te Rama.
Pas thirrjes publike që partitë e vogla i bënë Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të thirrur një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, ditën e martë në ora 11:00 pritet që kreu i Shtetit të zhvilloje një takim me krerët e PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PPA-së.
Fakti që Meta e pranon menjëherë thirrjen e të vegjëlve dëshmon se ky është një plan i bërë edhe me vetë Metën, i cili ka sa hallin e partisë së tij aq edhe të së shoqes që mbeti në rrugë dhe në ekrane duke shfryrë egërsi.
Ashtu si dy vite më parë edhe këtë herë të vegjlit janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur realizimin e një tryezë pozitë-opozitë për zgjidhje të krizës.
Veritas.com.al/