Dje është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës, me qëllim korrigjimin e defekteve bllokuese që u shfaqen në ligj pas miratimit në Kuvend.
Përfaqësues të EURALIUS kanë qenë prezent në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ku nisën diskutimet për ligjin e Vetting-ut.
Kështu shkruan sot gazeta Koha Jone
Rainer Deville i EURALIUS tha se rreth 20 vërejtje të PD janë marrë në konsideratë. Këto vërejtje do të integrohen në draftin e ri që do të hartojnë ekspertët.
EURALIUS është shprehur kundër zvogëlimit të rolit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. “Roli i Misionit Ndërkombëtar Monitorues nuk mund të reduktohet. Ai është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin tek gjyqësori”, është shprehur Deville.