(FOTO: Pamja e salles se ‘ngujimit’ në Kuvend)/
Partia Demokrati që prej orës 11:30 ndodhet e ‘ngujuar’ brenda sallës së Kuvendit, pasi kërkon debat për reformën zgjedhore.
Brenda sallës ndodhen të gjithë deputetët dhe siç shikohet Basha ndodhet pranë Berishës.
Maxhoranca dhe LSI-ja duket se nuk kanë qenë të përgatitur për debat dhe nuk duan të zhvillojnë sot një seancë për këtë çështje.
Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur të shtyjë seancën për në orën 18:00. PD po qëndron në sallë në pritje të seancës.
PD ka deklaruar se do të presë orën 18.00 kur është njoftuar fillimi i seancës, për të sfiduar kështu vendimin për përjashtimin e Bashës.
Minutat e fundit vijnë informacione se po bëhen përpjekje për marrëveshje nga të dy palët. Në qendër të marrëveshjes mund të jetë zhvillimi i seancës një ditë tjetër dhe dalja e PD nga ngujimi.
Veritas.com.al/