Deputeti i PD, Edmond Spaho ka përgënjeshtruar lajmet që janë publikuar në media lidhur me një deklaratë të tijën në Elbasan.

“Po qarkullon një lajm sipas te cilit ne aktivin e PD ne Elbasan une paskam thene se LSI dhe PDIU do jene partite e vetme opozitare pas zgjedhjeve te 25 Qershorit. Tërësisht e pa vërtetë. Ajo qe kam thene eshte qe LSI dhe PDIU do jene parti ne opozite dhe PD do fitoje dhe do te qeverise me aleatet e saj”, sqaron Spaho.

“Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama”, shkruan ai në Facebook.

Më vonë, zoti Berisha- ish kreyministër ka thënë në Tv ‘Neës 24″ se ‘nuk jam për koalicione të gjëra…”.

/Veritas.com.al/