Partia Demokratike i kërkon Kuvendit përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetëve që mbështesin Sali Berishën.
Në një shkresë ku propozohet edhe kryetari i ri i grupit parlamentar si dhe nënkryetari i kuvendit, PD kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos dhe Luan Baçit nga grupi parlamentar i tyre.
Për kryetar të ri të grupit, PD ka propozuar Enkelejd Alibeajn në vend të Alfred Rrushajt ndërsa për nënkryetar të Kuvendit ka propozuar Agron Gjekmarkajn.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha vendosi të përjashtojë përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe deputetët që e mbështetën. Vendimi drastik erdhi një ditë pas tentativës së Berishës për të marrë me forcë selinë blu.
Ndryshimet në Kuvend nga Partia Demokratike:
Kreu i grupit parlamentar të PD: Enkelejd Alibeaj, zëvendëson Alfred Rushajn
Nënkryetar i Kuvendit: Agron Gjekmarkaj, zëvendëson Enkelejd Alibeajn
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma, zëvendëson Albana Vokshin
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson Agron Gjekmarkajn
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)
Shkresa e Alibeajt drejtuar Kuvendit: