Eduart Halimi vendosi të largohet nga grupi Parlamentar i PD, per ‘disa arsye personale’, siç shpjegoi deputeti kur la mandatin.

Zoti Halimi është deputet i PD për të tretën legjislaturë. Ishte ministër i Drejtësisë, një nga juristët më aktiv në Reformimin e Drejtësisë dhe përballjen me të majtën maxhoritare. Kryetari i grupit socialist të Drejtësisë në Kuvend (nuk e mbaj mend emrin) deklaroi sot se ‘tani peshorja e drejtësisë anoi prej të djathtës’. Ai vlerëson se ‘kishte frikë nga Halimi’.

Por as zoti Halimi nuk tregoi të vërtetën pse u largua nga grupi i PD, as PD nuk tregoi të vërtetën… të dy palët kanë “frikë’ të thotë të vërtetën. Halimi ka frikë ta thotë sepse ka për të punuar si avokat e për të fituar bukën e hojes, ndërsa PD ka frikë të tregojë dështimin e vet. Kjo ka ndodhur gjithë kohës në partitë tradicionale. Si Eduarti janë larguar qindra personalitete nga PD. Kush mbeti?…

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha:  

“Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falënderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mia më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit”.

Veritas.com.al/