Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që janë zbardhur edhe emrat e rinj që do të kenë funksione drejtuese në parti.
Askush nuk mund të mendonte se do të bëheshin ‘rrëzime’ të tilla, siç ndodhi me kryetarin e grupit parlamentar, Paloka. Nuk priteshin ‘rrëzime’ sidomos kur kryetari i PD, Basha që mban gjithë përgjegjësinë e shkatërrimit të Pd në zgjedhje, nuk u prek.
Por palokun- një student i Dhjketorit 1991, ez ëvendësoi një ish- pedagog universiteti dhe kuadrovik i Partisë së Punës së Shqipërisë.
Edmond Spaho do të jetë kryetar i grupit të ri parlamentar të PD-së, ndërsa Edi Paloka do të jetë nënkryetar.
Zëdhënësja grupit e parlamentar – Grida Duma;
Sekretar i grupit parlamentar – Ervin Salianji;
Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj- nënkryetarë të grupit të PD;
Oerd Bylykbashi-Nënkryetar grupi për reformat dhe komisionet “ad hoc”;
Albana Vokshi-Kryetare e Komisionit të Medias;
Jorida Tabaku-Kryetare e komisionit të Ekonomisë;
Florion Mima- Kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Veritas.com.al/