Ndërsa po afrohet data kur do të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe kur në krye do të betohet Valdrin Pjetri, ishs- kryetarja Voltana Ademi betohet se nuk do të lirojë zyrën dhe ka aktivizuar njerëzit e saj kundër kryetarit që po vjen.

Mbështetës të Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës kanë shpërndarë sot në kryeqendrën e veriut fletushka  me mbishkrimin “Narko Valdrini jashtë Bashkisë”.

Në materialin e shpërndarë nga zyra për shtyp pranë PD-së thuhet se Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës për Bashkinë e Shkodrës, i cili akuzohet prej disa javësh nga Opozita si i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe i dëbuar për këtë arsye nga Italia.

Pankartat janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, duke ju prezantuar shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut, fati i vërtetë që sipas opozitës, e pret Valdrin Pjetrin, kur të ketë një hetim të vërtetë për dënimin e tij në Itali si dhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

VERITAS.COM.AL/