Nesër mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe reporterët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nëse do të bëhen pjesë e tryezës.
Në përgjigjen e tij, Bardhi thekson: “PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton Komisioni jo-legjitim i Reformës Zgjedhore”.
Mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore është thirrur ditën e enjte, në orën 9:30, me këtë rend dite:
1.Konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës;
2.Prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.
VERITAS.COM.AL