Partia Demokratike ka mbledhur sot  grupin parlamentar, ku ka folur e vendosur mbi rolin në Reformën në Drejtësi.

Burime brenda PD, bëjnë me dije se është vendosur që në seancën e radhës në parlament të mbështesë kërkesat e paraqitur nga organet e vettingut dhe të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur. Për ketë demokratët do të paraqesin në seancë amendamente.

Gjithashtu burime nga PD bëjnë me dije se do të kërkohet llogari për mosrespektimin e rregullores dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidentit për rishqyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve.

Ndërkohë PD do të nisë thirrjen në interpelancë të ministrave të dikastereve kryesore, e paralajmëruar që në fillim prej demokratëve.

Fillimisht do të thërritet ministrja e arsimit Lindita Nikolla lidhur me problemet me arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojmë dhe këtë vit si dhe për radhët e gjata. Gjithashtu në PD ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.

Veritas.com.al/