Edhe pse ishte vendosur në radhite koalicionit qeveritar, PDIU nuk mund të mbante mbi vete “barrën” e rëndë të krizës që përvijohet në vend për shkak të qeverisjes së gabuar.
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka pranuar se vendi është në krizë politike, duke iu referuar protestës së opozitës në çadrën e ngritur në bulevard.
Duke folur gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Tiranë, Idrizi theksoi se kriza nuk është vetëm tek çadra e opozitës, por në të gjithë vendin.
“Kriza është atje, jo vetëm në bulevard por kudo. Të nisim përpjekjet për të gjetur mekanizmin e duhur që të dalim nga kjo krizë”, u shpreh Shpëtim Idrizi.
/Veritas.com.al/