Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macovei, ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri.

Në reagim thuhet se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur duke transformuar sistemin e drejtësisë.

Qëndrimi i opozitës është kundërshtuar ashpër nga Parlamenti Europian. Ai shprehet se Parlamenti duhet të jetë platforma e vetme për diskutimin politik, ndërsa shprehet se me djegien e mandateve dhe me braktisjen e Kuvendit, opozita ka braktisur votuesit e tyre duke mos kontribuuar në afrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE”, thuhet mes tjerash në reagimin e Macovei.

Sipas Macovei, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve dhe deklaratat e politikanëve që nxisin dhunë, janë të papranueshme për demokracinë dhe vlerat evropiane.

Veritas.com.al/