(FOTO: Mike Pence- zëvendës president i Shteteve të Bashkuara)/
Zëvendës presidenti Mike Pence mbajti një fjalim në të enjten në mbrëmje në Conservative Political Action Conference (CPAC) ku risiguroi se Administrata e presidentit Trump do të luftojë për Amerikën “çdo ditë të vetme”.
Ai u bëri thirrje konservatorëve se “marshimi përpara na duhet si të ishte periudha më e rëndësishme në historinë e Amerikës. Sepse kështu është”.
Pence iu tha se “jam këtu” edhe për t’ju falënderuar “nga thellësia e zemrës”.
Duke folur rreth zgjedhjeve presidenciale, Pence tha se , “establishmenti nuk e pa kurrë se çfarë kohe po vinte”. Ai vazhdoi se: “Elita mediatike, të brendshmit në media e në politikë, kushdo tjetër- vetëm përfitoi duke ruajtur “status quo-në”, dhe lanë mënjanë presidentin tonë në çdo hap të rrugës”.
Por më parë ata kishin harruar miliona punëtorë, gra dhe burra të cilët e bënë këtë vend të madh”
“por lufta jonë nuk ka mbaruar në 8 Nëntor- tha Pence, ne fituam atë ditë, nuk bëmë gabime; por puna më e madhe, dhe punët më të rëndësishme tani i kemi përpara”.
“President Trump është ai burrë i fjalëve dhe premtimeve që ne po mbajmë para popullit Amerikan”- tha ai.
/Veritas.com.al/